Procesi i Regjistrimit
Në ACE – Albanian Craftsman Education, regjistrimi është i hapur dhe falas për të gjithë të interesuarit që duan të nisin rrugëtimin e tyre profesional në botën e artizanatit, dizajnit dhe industrive kreative.
Regjistrimi kryhet në mënyrë online, duke plotësuar formularin përkatës në faqen tonë zyrtare ose duke na kontaktuar direkt në WhatsApp për asistencë të menjëhershme.
✅ Hapi 1: Zgjidh kursin
Zgjidh nga lista jonë kurset me praktikë fizike (Blending) ose online, sipas nevojës suaj.
✅ Hapi 2: Plotëso formularin
Formulari online përmban të dhënat e tua për kontakt dhe kursin e dëshiruar.
✅ Hapi 3: Prisni konfirmimin
Ekipi ynë do t’ju kontaktojë për konfirmim, kalendarin dhe kontaktin me mentorin.
✅ Hapi 4: Filloni udhëtimin tuaj krijues!
Pas konfirmimit, merrni udhëzuesin dhe aksesin në materialet praktike.
🟣 Regjistrimi është i hapur! Na kontakto tani për të rezervuar vendin tënd në klasat me frekuentim fizik ose online.