Një prej degeve më të vjetëra dhe më të admiruara të artizanatit në vënd është e kërcënuar rëndë.
By Rovena Kalaja
Mjeshtri Rreli shikon dyqanin e tij me sytë e mbushur me lotë. Disa copa të qëndisura me mjeshtëri janë duke u qepur në disa kostume popullore Shqiptare prej punëtoreve duar arte – por ndoshta jo edhe për shumë kohë.
“Qëndistaret e vjetër tanime po plaken, dhe të rinjtë nuk kanë dëshirë të ndjekin hapat e tyre sepse nuk ka fitim,” thote Rreli per IWPR. “Qëndistari në Shqipëri po vdes”.
Numri gjithnjë e më i vogël i prodhuesve të kostumeve nuk arrin të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për shkak të konkurencës jo të ndershme prej prodhuesve të palicensuar në mënyrë jo artizanale dhe të një ndjenje mungese mbështetjeje nga qeveria.
Si rezultat, industria e artianatit nuk është më tërheqese për të rinjtë, të cilët shohin se veshtirë se mund të sigurojnë jetesën duke ushtruar këtë formë arti e cila dikur ishte tepër e vlerësuar.
Rreli është një prej pesë familjeve Shqiptare, të cilat vazhdojnë të prodhojnë kostume të tilla. Ai ofron rreth 20 modele të ndryshme duke filluar nga zonat në kufirin me Greqinë në jug, dhe në rajonet e malësisë në Alpet Veriore të Shqipërisë si edhe të zonës së Mitrovicës në Kosovë. Secili prej këtyre kostumeve është i vecantë dhe mund të kërkojë deri tre vjet punë për t’u prodhuar.
Në Shqiperi, nje kostum popullor për burra shitet mbi 30,000 lekë ndërsa një kostum femre kushton mbi 25,000 lekë . Një kostum shumë i ngarkuar apo tepër i vecantë mund të kushtojë deri 15,000 dollarë në tregun ndërkombëtar.
Megjithëse këto veshje janë shitur në të gjithë botën dhe kanë fituar cmime të shumta, industria është dëmtuar rëndë gjatë këtyre 12 vjetëve të fundit pas rënies së regjimit komunist.
Vërshimi i kopjeve të lira ka bërë që kërkesa për veshjet e prodhuara tradicionalisht me dorë të bjerë ndjeshëm. Tani Rreli shet jo më tepër se pesë kostume në muaj gjatë sezonit turistik – dhe pothuajse asnjë gjatë pjesës tjetër të vitit.
Ekipi i tij punon në rrethinat e Tiranës – sepse në kët ëmenyre ai mund të shmange pagesën e lartë të qerave dhe taksat e shtetit.
“Gjatë komunizmit, ishte ndryshe sepse qeveria na furnizonte me te gjitha materialet e nevojeshme. Tani duhet ti importojmë të gjitha dhe çmimet janë shume të larta,” thotë ai.
Afërdita Onuzi, drejtoreshë e Institutit të Kulturës Popullore një arkiv kombëtar me mbi 33,000 kostume të rralla nga e gjithë Shqipëria thotë për IWPR- se artizanët duhet të mbështeten më tepër nëse duam që mjeshtëria e tyre të mbijetojë.
“Nëse gjërat vazhdojne si tani, veshtirë se do të ruajmë ndonjë pasuri të kulturës sonë popullore, e cila ka mbijetuar për shekuj me rradhë.” thotë ajo.
Përvec ndjenjes së mungesës së mbeshtetjes nga autoritetet të akuzuara nga artizanet për taksat e larta ndaj bizneseve tradicionale ndërsa lejojnë që bizneset e palicensuara të prodhimit të veshjeve të punojne lirisht industria është goditur gjithashtu edhe nga ndryshimi i qëndrimit të njerëzve ndaj veshjeve dhe modës.
Në të kaluarën, vajzat e reja Shqiptare martoheshin me veshje tradicionale të krijuara gjate shekujve dhe specifike për zonat e tyre – por tanimë shumë pak vajza të reja preferojnë të veshin një kostum të tillë në ditën e tyre të dasmës.
Përkundrazi, ato tani veshin fustanet e bardha tradicionale të vëndeve përendimore të cilat gjënden lehtësisht në cdo dyqan dhe mund të merren me qera në të gjithë vëndin. Tanimë duken tepër të largëta ditët kur vajzat qendisnin me kujdes një pjesë të kostumit të dasmës së shoqeve të tyre, si një dhuratë për martesë.
Shkruar nga Rovena Kalaja
Ky shkrim është marrë si referencë për studentët e shkollës së dizanjit ACE.