📚 Botime dhe autorësi nga Mimi Memiaj
Përveç punës si mentore dhe art designer në fusha të Fashion Designer dhe Product Design, Mimi Memiaj është një autore e njohur në fushën e artit, dizajnit dhe teknikave artizanale. Librat e saj përfaqësojnë një pasuri të rrallë dijesh të mbështetura në eksperiencë shumëvjeçare dhe përkushtim ndaj mjeshtërisë. Ato janë përdorur si literaturë udhëzuese për studentët e ACE dhe profesionistët e fushës në Shqipëri dhe jashtë saj.
Tituj të botuar përfshijnë:
-
“Dress Code” – Etika e veshjes në ambientet tona profesionale dhe shoqërore
-
“Leather Art – Creating Bags” – Manual për dizajnimin e çantave artizanale
-
“Fashion History” – Histori analitike e zhvillimit të modës ndër vite
-
“Fashion Designer Patternmaker” – Krijimi i modeleve dhe konstruksioni i veshjes
-
“The Art and Craft of Hats” – Dizajn dhe ndërtim artizanal i kapeleve
-
“Weaving in Fiber Art” – Teknikat dhe inspirimet e endjes në artin e fibrës
-
“Moulage Technique” – Formësimi i rrobës mbi manekin për dizajn eksperimental
Këto botime përfaqësojnë një thesar për edukimin profesional, dhe janë referencë për çdo student, edukator apo krijues që kërkon të ndërtojë themele të forta në artin e punës me dorë dhe dizajnin e avancuar.