Klasat në ACE – Zgjidhni mënyrën që ju përshtatet më shumë
Blending: Mëso përmes eksperiencës fizike + udhëzimit digital
Nëse preferoni të përjetoni artin përmes duarve tuaja, por gjithashtu dëshironi fleksibilitetin që ofron teknologjia, atëherë programi Blending është zgjedhja ideale. Kjo metodë kombinon mësimin praktik në ambientet e ACE me mentorimin dhe burimet online – për një përvojë gjithëpërfshirëse dhe moderne.
✅ Për kë janë këto klasa?
-
Për persona që jetojnë afër dhe duan të vijnë fizikisht për praktika
-
Për të rinj që kërkojnë të aftësohen në tregun e punës
-
Për artistë dhe artizanë që duan të perfeksionojnë stilin e tyre
🛠️ Çfarë përfitoni?
-
Praktika reale në atelietë e shkollës
-
Udhëzime digitale, PDF, video dhe materiale reference
-
Mundësi për të ndjekur mësimin në ritmin tuaj, ndërkohë që praktikoni me dorë
💻 Kurset Online – Mëso artin kudo që ndodhesh
ACE ofron një seri kursesh të detajuara që mund të ndiqen plotësisht online, nga komoditeti i shtëpisë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer si për hobistët ashtu edhe për profesionistët që duan të ndërtojnë një karrierë artizanale ose të nisin një biznes të vogël.
✅ Si funksionon?
-
Regjistrohuni në kursin e dëshiruar
-
Merrni materialet digjitale (PDF + video tutoriale)
-
Përdorni kit-in e punës që ju dërgohet me postë direkt në adresën tuaj
-
Punoni paralelisht me udhëzimet dhe merrni mbështetje nga mentori juaj
📦 Çfarë përmban “Kit-i i Punës”?
Seti përfshin të gjitha materialet që ju nevojiten për kursin tuaj – përzgjedhur dhe paketuar nga vetë mentori i kursit. Në disa raste është i përfshirë në çmim, ndërsa në raste të tjera mund të porositet veçmas.
Kujt i përshtatet?
-
Të gjitha moshave që kanë pasion për krijim
-
Të punësuarve që nuk kanë kohë për ndjekje fizike
-
Diasporës shqiptare që dëshiron të ruajë lidhjen me artin dhe traditën
Veçori | Blending | Online (në distancë) |
---|---|---|
Forma e ndjekjes | Praktikë në ambient + mbështetje online | Vetëm online, nga shtëpia |
Prania fizike | E detyrueshme në ditë të caktuara | Jo e nevojshme |
Materiale didaktike | PDF, video, ushtrime praktike + udhëzim live | PDF, video, udhëzime dhe pyetje-përgjigje me mentorin |
Kit pune (materialet) | Merret në klasë ose me postë | Dërgohet me postë në adresën tuaj |
Më i përshtatshëm për… | Banorë lokalë ose rreth zonës Tiranë | Diasporë, të punësuar, gra në shtëpi, të rinj në distanca rurale |
Certifikatë përfundimi | Po | Po |
