ACE (Albanian Craftsman Education) është shkolla e parë dhe e vetme në Shqipëri që ofron formim të strukturuar profesional në fushën e artizanatit, artit dhe dizajnit aplikativ.E themeluar në vitin 2019 në Tiranë, ACE ka edukuar mbi 200 studentë çdo vit, duke sjellë një frymë bashkëkohore në ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë artizanale shqiptare.
ACE është ndërtuar mbi besimin se krijimtaria, tradita dhe bashkëpunimi janë çelësi për të frymëzuar brezat e rinj dhe për të kthyer zejet në profesione të së ardhmes. Me programe të orientuara drejt tregut, ACE ndërthur metodat tradicionale me praktikat më të fundit të industrive kreative dhe të modës.
Misioni ynë
Misioni i ACE – Albanian Craftsman Education është të frymëzojë dhe fuqizojë individët përmes edukimit artizanal, duke kthyer pasionin për krijimtarinë në një formim profesional, të qëndrueshëm dhe të vlefshëm për jetën.
Ne synojmë të:
-
Ruajmë dhe zhvillojmë trashëgiminë artizanale shqiptare, duke e ndërthurur me praktikat më të avancuara të dizajnit bashkëkohor;
-
Ofruam një mjedis gjithëpërfshirës dhe transformues, ku çdo student ka mundësinë të rritet personalisht dhe profesionalisht;
-
Nxisim sipërmarrjen kreative, përmes kurseve praktike, mentorimeve dhe mbështetjes për krijimin e bizneseve artizanale;
-
Lidhemi me komunitetet lokale dhe ndërkombëtare për të krijuar ura bashkëpunimi, shkëmbimi kulturor dhe zhvillimi profesional afatgjatë;
-
Mbështesim formimin e një brezi të ri artistësh, mjeshtërish dhe dizajnerësh, që janë të përgatitur për tregun e punës dhe tregun e vetëpunësimit.
“Të mësojmë për të krijuar. Të krijojmë për të mbajtur gjallë shpirtin, kulturën dhe identitetin.”
Çfarë ofrojmë
-
Programe praktike të nivelit fillestar dhe të avancuar në fushat: Fashion Designer,Dressmaker Couture,Bag&Shoe Maker Designer,Art Fine Qeramikë,Interior Design,Garden Design,Florist designer & Wedding Planner,Produkte Natyrale Kozmetikë si: Formulator Perfumesh,Formulator Skin&Hair Care,Krijues të qirinjeve aromatike,Distilim dhe prodhues të vajit essencial,Prodhues të Sapunit Organic dhe Kurativ, qendisje tradicionale dhe moderne, art tekstili, Kostumografi Tradicionale, Dizajn Produkti, Fiber Art,Felt Design dhe tezgjah tradicional dhe shumë të tjera.
-
Trajnime intensive me mentore dhe eksperte ndërkombëtare.
-
Pajisje profesionale, laboratorë praktikë dhe kite pune që u dërgohen studentëve në distancë.
-
Kurset “Blending” – me pjesëmarrje fizike dhe/ose ndjekje në distancë (online), sipas nevojave të studentëve nga Shqipëria dhe diaspora.
Projekte & bashkëpunime ndërkombëtare
ACE është pjesë e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, si:
-
Programi Erasmus+ – me shkëmbime studentore, seminare dhe vizita studimore në Europë;
-
Bursa ndërkombëtare studimi në dizajn, artizanat dhe industri kreative;
-
Projekte me partnerë ndërkombëtarë për zhvillimin e arsimit joformal dhe mikrokredencialeve profesionale.
“Mëso për të krijuar, krijo për të mbajtur gjallë shpirtin e një populli.”
Klasa studimi
Vite eksperience
Studente
Te kenaqur
Vizioni ynë
“E ardhmja e artit qëndron në duart që nuk harrojnë të krijojnë.”
Në zemër të ACE – Albanian Craftsman Education qëndron një vizion i qartë: të rikthejmë vlerën e artit të punuar me dorë, duke e kthyer trashëgiminë artizanale në një motor zhvillimi personal, kulturor dhe profesional për brezat e rinj.
Ne besojmë se krijimtaria, tradita dhe bashkëpunimi janë themeli mbi të cilin ndërtohet edukimi transformues. ACE nuk është vetëm një shkollë – është një hapësirë e gjallë, ku individët ndihen të lirë të eksperimentojnë, të sfidojnë kufijtë e vetes dhe të kultivojnë potencialin e tyre përmes dorës, mendjes dhe shpirtit.
Programet tona ndërthurin teknikat tradicionale me praktika bashkëkohore të industrive kreative dhe të modës, duke nxitur zejen si një profesion i së ardhmes, tërheqës dhe i qëndrueshëm. Në çdo kurs, mentorim apo projekt, ne ndërtojmë ura midis brezave, midis së kaluarës dhe së ardhmes.
ACE është një komunitet gjithëpërfshirës, ku mirëpriten profesionistë, fillestarë, studentë, hobiistë, eksplorues dhe vizitorë – të gjithë të bashkuar nga dashuria për artin, materialin dhe idenë.
Në këtë vend ku pasioni takohet me mjeshtërinë, nxitet një kulturë ndërkombëtare, sociale dhe edukative, që e kthen zejen në një formë moderne të të jetuarit dhe të krijuarit.
Filozofia Edukative
“Të ndash dijen është të krijosh gjurmë në duart e brezit të ardhshëm.”
Filozofia edukative e Qendrës Profesionale Artizanale “Albanian Craftsman Education” (ACE) bazohet në një qasje holistike, që ndërthur mjeshtërinë tradicionale me edukimin bashkëkohor, duke vendosur krijimtarinë dhe dijen në funksion të zhvillimit personal, profesional dhe shoqëror.
1. Inovacion dhe aftësi praktike për të ardhmen
ACE ofron programe të shkurtra dhe të përqendruara, në formate blending dhe online, me qëllim fuqizimin e individit për të ndërtuar start-up të qëndrueshme në industrinë kreative dhe artizanale.
2. Edukimi përmes procesit krijues
Ne besojmë se të mësuarit ndodh nëpërmjet veprimit – përmes dorës, syrit dhe zemrës. Proçesi krijues është i fuqishëm, ndikon në mendimin kritik dhe e lidh dijen me pasionin.
3. Bashkëpunim ndërdisiplinor dhe shkëmbim i hapur i ideve
ACE nxit ndërveprimin mes studentëve, instruktorëve dhe profesionistëve nga disiplina të ndryshme, duke krijuar një mjedis të pasur për eksperimentim, frymëzim dhe bashkëpunim të vërtetë.
4. Bujaria e dijes si trashëgimi kulturore
Artistët dhe mjeshtrit tanë janë të përkushtuar të trasmetojnë zanatet si pjesë e një trashëgimie të gjallë kulturore. Shkolla inkurajon një kulturë bujarie, ku njohuritë dhe përvoja ndahen me pasion dhe përkushtim.
5. Ruajtje dhe zhvillim i zanateve
Në ACE, zejet mbahen gjallë e funksionale, duke ruajtur thelbin e tyre tradicional dhe duke shtyrë kufijtë përmes teknologjisë, dizajnit bashkëkohor dhe qasjeve të reja edukative.
Diversiteti & Përfshirja në ACE
Në ACE – Albanian Craftsman Education, ne besojmë fort se diversiteti është pasuri dhe përfshirja është forcë. Ato janë thelbësore për të përmbushur misionin tonë si qendër edukimi dhe bashkëkrijimi në fushën e artit dhe artizanatit.
Ne jemi të përkushtuar të krijojmë një komunitet që respekton dhe mirëpret çdo individ, duke vlerësuar në mënyrë aktive këndvështrimet, përvojat dhe identitetet e ndryshme që pasurojnë ambientin tonë mësimor.
Në ACE, çdo zë ka vlerë – pavarësisht nga mosha, përkatësia etnike apo kulturore, gjinia, aftësia, orientimi seksual, identiteti gjinor, bindjet fetare, filozofike apo politike, kombësia, statusi social apo prejardhja ekonomike.
Kultivojmë një mjedis të hapur, pa diskriminim, ku të gjithë ndihen të sigurt, të respektuar dhe të fuqizuar për të qenë vetvetja dhe për të kontribuar.
“Arti është më i fortë kur përfshin zëra të ndryshëm. Në ACE, ne i japim hapësirë të gjithëve.”
