Ethnic Textile Weaving (Dekore Artistike Murale me Endje Tekstili)
Original price was: €80.00.€65.00Current price is: €65.00.
Per ke eshte ky kurs?Cfare perfiton nje kursant?
Për dizenjuesit e fibrave te tekstilit,art design, stilistet e veshjeve, artiste nga fusha krijuese ose persona te interesuar të shfrytëzojnë krijimtarinë e tyre, të mësojnë diçka të re ose të forcojnë njohuritë në fushën e artit të tekstilit.
Kursi eshte pergatitur per fillestare te fiber artit ,pikerisht gershetimi i fibrave te ndryshme te tekstilit ne artin e dekoreve te shtepise.
Pjesët dekorative për shtëpinë tuaj jane ne lloje te ndryshme si banda muri,jastike,pleid,dekore te varurura te cilat mund te futen ne korniza te rrumbullakta, si te gjergjefit ,korniza katrore me kende por edhe pa korniza(frame). Megjithëse janë bashkëkohore, arrijnë të transmetojnë trashëgiminë kulturore kombetare dhe multinacionale, të punuara me dorë për orë të tëra me kujdes dhe nje teknike te perafert si endja me tezgjah e qilimave : nga pikturat e vogla deri tek pjesët me format të medha dhe instalimet e tekstilit. Këta stilistë punojnë me fije natyrale si pambuku dhe leshi, dhe përfitojnë nga vetitë e njëri-tjetrit për të krijuar produkte inovative.
Në këtë kurs do të mësoni nga mentoret tane te shkolles dy punime nje murale dhe nje jastik dekorues me endje dhe me qepje të ndryshme për të krijuar një dekor te bukur për shtëpinë tuaj. Do të njihni pëlhurat themelore të sheshta dhe të vëllimit 3D, nga endja,montimi,qepja deri deri tek koncepti i tij perdorues.
Cili është projekti i këtij kursi?
Me njohuritë e marra gjatë kursit, ju do të krijoni me duart tuaja një kornizë individuale muri në forme rrethore, për të dekoruar një hapësirë në shtëpinë tuaj.
Do të mësoni të ilustroni pëlhura të ndryshme që do t’ju lejojnë të skiconi idetë krijuese tuaja në letër. Do të zgjidhni një gamë ngjyrash dhe do të krijoni një portofol tuajin me punime, ku do të vendosni imazhe, ngjyra, materiale dhe textures që ju frymëzojnë.
Ajo që ju nevojitet per mjete dhe materialet e punes:
Ju nuk keni nevojë të keni njohuri paraprake për ta bërë atë. Sa i përket materialeve, do t’ju duhet një kornizë druri 40 x 40 cm dhe gjilpera te vecanta ne forme grepi te levizshem për të bere endjen dhe montimin
Përveç një kornize rrethore, tufa pambuku, gërshërë, rripa te ndryshem tekstili dhe penj pambuku.
Pajisjet dhe materialet e punes mund te na kontaktoni ne pamundesi te gjetjes ne treg.Ju informojme me te gjitha lidhjet tona me tregjet ose ju sigurohen nga shkolla si kit me pagese extra.
NIVELI : Fillestare
STUDIMI : 16 leksione (6 ore)
GJUHA : Shqip /Anglisht
STUDENTE : 50 Studente online Pyetje-Pergjigje
HAPESIRA JUAJ : Qendro online akses kohor te henen dhe te premten 10.00 AM -20.00PM