Magjia e stofit Chanel Tweed e punuar në mënyrë artizanale në tezgjah.
Kush e krijoi stofin Tweed për herë të parë në shtëpinë couture të Coco Chanel?
Si mundi shtëpia e modës Haute Couture rreth viteve 1985 të mblidhte 2000 artizanët më të mirë në botë?
Stofi Tweed Chanel, i cili ka marrë pikerisht emrin e saj, pasi cdo koleksion përfaqesohej nga një stof i thurur Cardigan.
Kjo foto është pikërisht momenti i koleksionit të parë Karl Lagerfeld ,në Janarin e vitit 1983, me të cilin pati fillimin e një historie të sukseshme, të cilën e shoqëroi deri në vdekjen e tij, në shkurt të vitit 2019 në moshën 85 vjeçare.
Pas vdekjes së Coco Chanel, Shtëpia e Modës CHANEL COUTURE, pësoi shkatërrimin dhe falimentimin e saj kohe pas kohe…nuk kishte stilist me muzen e Coco Chanel deri në vitin 1983, kur për herë të parë shfaqet Stilisti i talentuar Karl Lagerfeld, i cili ishte vërtet sinonimi shpirtëror dhe krijues i Coco Chanel.Stofin cardigan që perdorte Chanel në linjën e palltove xhaketave dhe kostumeve, Stilisti i talentuar e zëvendësoi me një stof të punuar krejtesisht me dorë, nëpermjet tezgjaheve të artizanëve artiste.Lagerfeld i apsasionuar në artin e artizaneve artiste mblodhi ne nje kompani te vetme 2000 artizane, nga me te famshmit ne bote, duke qendisur,endur ,qepur handmade te gjitha idetë dhe skicat e tij, me një përsosmeri dhe pasterti të jashtëzakonshme.
“Moda është një gjuhë, që krijohet veten në rroba, për të interpretuar realitetin”,- e thene nga Karl Lagerfeld.
Endja e stofit Tweed kërkon jo vetëm, të dish të thurrësh endjen e fijeve në tezgjah ,kërkon një pasion ngjyrash dhe formash,një kombinim të fijeve dhe materialeve të tjera të buta që enden të gjitha sëbashku duke e bërë këtë stof të vecantë ,unik dhe të personalizuar.
Një udhëzues hap pas hapi për procesin artizanal sesi bëhet stofi me thurje tweed.
Tweed i thjeshtë i përdorur nga Chanel, është bërë nga një endje e thjeshtë ose e dyfishtë e një ngjyre ose fije të vetme.
Më vonë tweed pati risi në idenë e thurjes dhe guximin e alternativave që i bashkoheshin thurjes në tezgjah,elemente jo vetëm leshi ,por silk,xhins,fjongo,zinxhirë,aksesorë te cilat i dhane luksin e asaj teksture që njohim në sot.
Ideja e gërshetimit të fijeve interpreton vizionin e Lagerfeld në zgjedhjen e fijeve te ndryshme për të krijuar një tweed për veshjen e ideuar.
Disa nga stofrat me thurje në tezgjah artizanal ,nga ato më unike dhe fantastike të Chanel që shohim sot, janë bërë në Maison Lesage, një nga atelierët me vlera të Savoir-Faire.
Frymëzimi
Pasi Karl Lagerfeld krijonte idene dhe frymëzimin për çdo koleksion, atelierët e Shtëpisë së Lesage në Pantin te Frances, do të fillonin me krijimin dhe endjen e mostrave te stofit Tweed.
Cdo tweed i ri, i krijuar nga Lesage është unik,i krijuar duke përdorur teknika të ndryshme të mundshme. Për shembull: fijet dhe fjongot e zgjedhura për një tweed mund të grumbullohen së bashku për të krijuar materiale të reja dhe interesante; ose pëlhura (dhe në këtë rast xhins) mund të priten, ose të nderlidhen në shirita për t’u përdorur si fije të gërshetimit.
Si mund të thurim një tweed në tezgjahun tonë?
Lidhim fijet pingul te cilat janë te pergatitura me perpara ,te kthyera dhe te kombinuara sipas nje ideje thurje sebashku.Studiohen materialet, te cilat jane mbeshtetese te njera tjetres ,ne ngjyre dhe ne fibra.
Fijet lidhen ne tezgjah, pastaj shtyhen me një “krehër” duke përdorur një “thurje me grep” pa prishur formen e drejte te fijes apo fjongos qe kemi perdorur.Sado qe te goditet per ngjeshjen e saj, kjo levizje duhet te jete e bute dhe precize, pasi prishet forma dhe krijohet deformimi.
Pasi jane thurur fijet të tweed, duhet te behet me kujdes shkeputja, qe thurja jone mos te pesoje levizje dhe deformime. Për ta arritur këtë, endësi operon duke krijuar nje kapje me gjilpere dore rreth aneve te copes ose mund ti qepi nje shirit te perkoshem anash, duke mberthyer thurjen dhe zgjidhjen nga tezgjahu.
Proces tezgjah…
Proces tezgjah…
Mostra e endur Tweed, nuk ka mbaruar procesin përfundimtar, pasi krijohet endja e copës,pastrohet me gërshërë cdo lidhje e gabuar apo me fijet e ndara,e cila mund të shtohet me anën e një gjilpëre një lidhje nga sipër për të humbur gjurmën e shkëputjes.Më pas, pasi mostra punohet nga poshtë me një cope të hollë pambuk ose seta transparente, për ta mbajtur të lidhur jemi gati për prejen e një modeli dhe qepjen e saj.Mbi mostën e përfunduar, ju mund të qëndisni gurë ,pupla apo çfarë do qëndisje të ideuar, për të marrë formën përfundimatare luxury dhe e personalizuar, nga një artist, stilist apo artizan i tezgjahut.
Vetëm në këtë fazë, janë mostrat tweed gati për t’u dërguar në Studio Chanel për shqyrtim nga Lagerfeld
Kuriozitet rreth shtëpisë së qëndisjes dhe thurjes në tezgjah Maison Lesage!
Ky Ekip artizanësh artistë, cdo vit do të gjenerojë rreth 100 mostra të reja për çdo koleksion të Haute Couture , duke rritur rekordin e tyre tashmë të 40,000 mostrave të krijuar që nga viti 1958.
Kjo shtëpi e artizantit Haute Couture, gjithashtu mban një inventar mbresëlënës mbi 60 tonë kristale të cilësisë së mirë dhe moderne dhe furnizimin rruaza dhe temina kristali .
Kjo shtëpi prodhuese e punimeve me dorë, ka krijuar në vitin 1992 shkollën e saj “Maison of Embroidery Arts”.Duke u nisur nga shqetësimi i madh i zhdukjes së zejeve të dorës,humbja e jetës së shumë artistëve artizanë, të cilët lanë gjurmë në artin e dorës me pasion dhe dashuri, kalojnë cdo vit 400 studentë, nga mbarë bota të cilet përgatiten si artizanë të artit të dorës luxury.
Eshtë fat të ndjekesh nje art të tillë,është sukses dhe fillimi i një biznesi që nuk vdes kurrë,është trashëgimi që ju do ta lini amanet dhe ta përcillni në breza.