KOSTUMET TRADICIONALE NE SHQIPERI
Ashtu si në shumë vende evropiane, kostumet tradicionale janë zhdukur pothuajse plotësisht nga jeta e përditshme. Sidoqoftë, nëse jeni me fat mund të gjeni disa njerëz me veshje të plotë, shumicën e kohës gra të moshuara nga fshatrat, kur ata do të shkojnë në treg ose në një rast të veçantë.
Veshjet popullore të Shqipërisë tregojnë një larmi të madhe në stilet dhe modelet, për të mos përmendur ngjyrat e përdorura, duke filluar nga një e zezë dhe e bardhë e thjeshtë deri në vjollcë, jeshile, portokalli dhe blu e thellë. E gjithë kjo në një vend me rreth 3 milion njerëz, dhe vetëm madhësinë e 29.000 kilometrave katrorë. Duket se çdo fshat ka veshjen e tij dhe brenda tij mund të ndahet edhe nga feja, klasa, mosha apo pozicioni shoqëror. Veshjet themelore mund të identifikohen se i përkasin vetëm disa grupeve, por mënyra se si këto kanë evoluar në vende të ndryshme, ka rezultuar në një larmi të madhe.
Albania Craftsman Education ACE ka filluar një anketim mbi studimin e kostumeve popullore të të gjitha trevave shqiptare …kemi marrë një nismë mbi gjetjen e kostumeve dhe ristudimin e përshtatjes në ditët e sotme duke ruajtur elemente etnografikë dhe ornamente origjinale si edhe përshtatjes së teknikës së pëlhurave që janë endur dhe qepur.Një ndër kurset më të veçanta të shkolles është kostumografia popullore shqiptare, e cila do të promovojë shumë studentë të rinj, me pasionin e madh të risjelljes së kostumeve origjinale, pa dëmtime dhe shtrëmbrime të llojit të saj, duke u nisur nga mungesa e qëndisjeve me dorë dhe ornamenteve shabllon. Ne kemi ndërmarrë të gjitha masat dhe kemi investuar në materiale dhe pajisje origjinale të prodhimit, për të sjellë një valë të re stilistesh dhe artizanësh, që do të sjellin në shtëpitë tuaja veshjen e origjinës së stërgjysherve tanë ,fshatit,treves apo kombit tonë.Jemi shumë të lumtur ,që një pjesë e mirë e rinisë me shpirtin e tyre krijues , na kanë mbështetur për tu bërë pjesë e këtij kursi, që ka qënë një ndër ambicjet me të mëdha të statusit të shkollës ACE, për të risjellë qëndisjet e kostumeve tona që në vitet 1822 u reklamuan si thesare në “catwalk” të oborreve të Britanisë së madhe të asaj kohe, në Londër .Disa nga veshjet origjinale tradicionale shqiptare , të cilat ruhen edhe në ditët e sotme në Muzeun Britanik, Muzeun Victoria dhe Albert në Londër, në Palais Chaillot, Musée de l ‘Homme në Paris Trocadero dhe muze të tjerë nëpër botë, përfunduan në këto koleksione të huazuara nga studiot e artistëve evropianë ,që më parë posedonin , si kostumet shqiptare nga Byron, i cili u zhvendos në Bowood House dhe Garden Britani, pasi ai qëndroi për ca kohë në studion e piktorit Thomas Phillips në 1814…Prandaj gjenerata e re e artistëve dhe stilisteve të kostumeve popllore, do të jenë të gatshëm të rikthejne shkëlqimin e kostumeve tona me qëndisje dore pa asnjë aplikacion apo ndërhyrje me materiale të gatëshme industriale.