A JANE ARTISANET E VENDIT TONE DUKE PASUR PARASYSH KOHEN DHE MOSHEN E TYRE?
KUSH NGA KETA TRASHEGON SOT, NE BREZAT E RINJ NJE NGA MJESHTERITE E TYRE?
A JANE FAMILJARET E MJESHTERAVE TE INTERESUAR PER TE TRASHEGUAR ZANATIN E FAMILJES SE TYRE NDER BREZA?
Në Shqipëri njihen dy grupime të mëdha etnografike, të konsoliduar që nga mesi i shek.XVIII, që janë: Gegëria në veri të lumit Shkumbin dhe Toskëria në jug të tij. Gegëria përbëhej nga Gegëria e mirëfilltë, Dukagjini apo Leknia, Malësia dhe Fushat Bregdetare të Veriut, kurse në Toskëri bënin pjesë: Toskëria e mirëfilltë, Myzeqeja, Labëria e Çamëria. Natyrisht, përbrenda këtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje të tjera më të vogla.
Vendbanimet në Shqipëri, qysh në mesjetë, kishin arritur një stabilitet dhe kishin kufij të përcaktuar mirë, që ndanin një fshat nga të tjerët. Kufijtë shënoheshin me gurë të mëdhenj të ngulur në tokë, me grumbuj plisash, me rrjedhën e përrenjve e të lumenjve, me shenja në trungjet e drurëve, atje ku kishte pyll, etj. Lëvizja e këtyre shenjave konsiderohej një faj shumë i rëndë. Çdo fshatar i njihte mirë kufijtë e fshatit të vet dhe mund t’i tregonte me lehtësi, duke përmendur toponimet përkatëse.
Zhvillimi i artit fshatar dhe i zejtarive artistike në tre-katër shekujt e fundit në Shqipëri, ka qënë i lidhur ngushtë me kushtet historike e shoqërore të vendit, si ishin pushtimi i gjatë osman me pasoja të rënda në plan fetar e kulturor, shtypja kombëtare e shoqërore e ushtruar gjatë këtij sundimi të huaj, etj. Këto kushte të vështira penguan lulëzimin e artit në shumë fusha, si në arkitekturën monumentale, në skulpturë, etj. dhe e ndrydhën për një kohë artin vendas në sfera më të kufizuara si janë artet minore. Në pamundësi për të trajtuar të gjitha fushat e arteve të aplikuara popullore, më poshtë, po flasim shkurtimisht vetëm për disa prej tyre.
Në fshatin shqiptar, tradita e punimit dhe e zbukurimit të objekteve të vogla prej druri nga vetë fshatarët për nevoja të jetës së përditshme, aty-këtu, u ruajt e gjallë edhe në gjysmën e parë të shekkullit XX. Kështu, barinjtë zbukuronin krraba e kupacë, furka, boshte, etj. Ndërsa të tjerë, fshatarë më të stervitur, punonin shkambe e karrige me forma tradicionale, si ishin ato të Dukagjinit, të Pukës, të Mirditës, etj., apo djepa për fëmijë, vegla muzikore e sidomos arka për pajë.
Në disa krahina të vendit, punimi i drurit kishte arritur të ngrihej në zejtari artistike.
Nga shekujt XIII-XIX, kemi ekzemplarë gdhëndjesh në dru, që tërheqin edhe sot admirimin tonë, si interiore ndërtesash kulti, interiore banesash fshatare e qytetare, etj. Një nga ekzemplarët më të përkryer është padyshim ikonostasi i kishës ortodokse të fshatit Leusë të Përmetit, i punuar në fund të shekullit XVIII. Atje, sfondi vegjetal është mbizotërues, por me degët e gjethet e shumta, ndërthuren edhe figura kafshësh reale e fantastike, zogj e simbole të ndryshme kristiane.
Punime të shquara në dru gjenden edhe në interiore banesash, kryesisht tavane, dollapë muri. kapakë dritaresh, trapazane, në qytete si Gjirokastra, Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni, etj.
Traditën e punimit të argjendit e gjejmë në lulëzim të plotë në shekujt XVII-XVIII. Edhe sot, ruhen veçanërisht në koleksione muzeale, objekte argjendi me mbishkrime të datuara e me prejardhje nga qendra të ndryshme qytetare të vendit, si Shkodra, Elbasani, Berati, Voskopoja, etj. Ato janë shumë herë të një cilësise të lartë artistike, qofshin kulti, si kryqe, potirë, kapakë ungjijsh, etj., qofshin objekte laike, si stoli trupi, pajisje shtëpiake, etj.
Mjeshtrat e talentuar argjendarë të qyteteve, gjatë shekujve XVIII-XIX, kanë punuar për të veshur me pafta argjendi një numur shumë të madh pushkësh të gjata, koburesh, jataganësh, vezmesh, qe konsideroheshin si pajisje të nevojshme të çdo burri, nga të cilat, një numur i mirë ruhet ende nëpër muzetë e vendit. Madje, ka shumë prej tyre, që janë edhe të lara me ar.
Midis të gjitha objekteve prej argjendi të ekzekutuara me teknika të ndryshme (me të rrahur, me të derdhur, etj), finesë të veçantë paraqesin punimet me filigranë, qe ishin më fort një specialitet i mjeshtërve argjendarë të qyteteve të veriut se sa i atyre të jugut.
Gratë fshatare në Shqipëri, prej shekujsh janë marrë me endjen e pëlhurave të ndryshme, që shërbenin qoftë si pjesë veshjeje, qoftë si pajisje shtëpiake (dyshekë, peshqirë, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mësalla tryeze, etj).
Në Shqipëri, pëlhurat e mëndafshta janë punuar e përdorur më shumë se në vende të tjera të Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e krimbit të mëndafshit, meqenëse në disa zona ishte mjaft i përhapur mani i bardhë.
Tekstilet e leshta, të ekzekutuara me një varg teknikash të ndryshme pune, përdoreshin gjerësisht dhe ruanin shumë karakteristika lokale, që i bënin punimet e një krahine të dalloheshin nga ato të krahinave të tjera.
Të tjera punëdore me interes, ishin thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e dantelat e sidomos qendisjet e shumëllojshme, që nga qendisjet e thjeshta fshatare deri tek qendisjet e mahnitëshme e virtuoze, me fije mëndafshi ose ari të mjeshtrave qendistarë të disa qyteteve, dhe më herët, edhe pranë manastireve të kohës. Midis punëve të tyre, kemi edhe ekzemplarë të rrallë, si është rasti i Epitafit të madh të Glavenicës (pranë Beratit), që mban datën 1373, si dhe të tjera qendisje laike e fetare me interes të veçantë.
Ne 26 qytete dhe qindra fshatera ku kemi eksploruar si shkolle kemi gjetur histori,trashegimi,kostumografi,zeje dhe arte tradicionale qe nuk vdesin kurre ne Shqiperi pasi Shqiperia dhe Kosova është e bekuar me arte dhe zanate të larmishme që janë unike për rajonin e saj të specifikuar. Këto janë rezultat i njohurive shekullore të ndikuara nga principata të ndryshme nder shekuj, të cilat janë ngulitur thellë në kulturën tonë. Megjithëse origjinën si një formë dekorimi dhe në disa për të adhuruar, ajo më vonë evoluoi si një profesion të plotë artisanesh dhe mjeshtrish me fame kudo ne bote.Njiheshin mjeshterit shqiptare ne cdo cep te botes ,ne cdo ornament,ne cdo gjurme te lene ne kohe. Ndërsa koha ndryshoi, kështu bënë disa praktika. Disa mbetën dhe u përshtatën për të ndryshuar, disa u zvogëluan dhe disa në prag të zhdukjes. Si vend ne kemi eksploruar potencialin e plotë të arteve dhe zanateve tona? Apo jemi shumë të dashuruar nga ne homologët perëndimorë? A do të ndihmonin përpjekjet bashkëpunuese midis krijuesve lokalë dhe komunitetit global në ringjalljen dhe sigurimin e jetesës së qëndrueshme për artizanët dhe zejtarët?
Në kohët e hershme, artizanatet shijuan patronazhin mbretëror dhe aristokratik, si rëndësia e tyre u zvogëlua ngadalë për shkak të industrializimit,humbjes se interesit te brezave me te rinj per ndryshim modern dhe kultura te tjera perendimore,aksese produkti me te shpejta dhe me kosto fitimprurese duke humbur fantazine dhe krijimtarine qe mjeshtrit trasheguan deri diku ne kohe.Një aspekt tjetër që kërkon vëmendje është prodhimi dhe pushtimi i artikujve kopjues në treg. Meqenëse është e vështirë për konsumatorët të bëjnë dallimin midis produkteve të bëra tradicionale dhe produkteve të bëra nga makineritë,ata shpesh arrijnë të blejnë këtë të fundit,nga ana tjetër,duke ndikuar në jetesën e artizanëve që i krijojnë ato.
Në të kaluarën e fundit, numri i artizanëve është zvogëluar me shpejtësi. Gjendja e zymtë e artizanëve mund t’i atribuohet shkaqeve të ndryshme si papranueshmëria ndaj teknologjisë, mungesa e inteligjencës së tregut dhe korniza e dobët institucionale për grupet.
Mund të përmendim ndër grupet dhe individët, që kanë ndikuar, përvec organizatave dhe institucionave shteterore, të cilat janë në çdo interesim rreth këtij problemi, një ndikim të madh kanë dhënë artiste,stilistë ,dhoma e zejtarisë,artisanë dhe familje tradicionale fanatike në zejet dhe mjeshtërite e të parëve të tyre sic mund të përmendim familjen “Mjeda”, në Shkodër, e cila nëpërmjet Kristina Mjedës promovom pa u lodhur, në cdo kohë dhe situatë kritike të artizanatit shqiptar, mjeshtërine e endjes së fijes së mëndafshit, prej 300 vjet e me shumë, në tabanin e shtëpise ku sot jeton me familjen e saj.
Në Kukës, Hate Ora dhe familja Kolgjini mjeshtër në dizajn e sexhadeve,artisane që në moshën e 14 vjecare, ajo sot trashëgon familjes së saj dhe brezave të tjerë mjeshtërinë e endjes së tezgjahut në të gjitha teknikat që përmbledh ajo.
Në Gjirokastër , Muhedin Makri mjeshtër i gdhëndjes së gurit ,në moshën 70 vjecare vazhdon të jetë një burim frymëzimi për brezat e rinj të artizaneve dhe artdasheeseve të drurit.Të gdhëndësh drurin me zemer dhe pasion si ky mjeshtër, gjendet rrallë në Jugun e Shqipërise.
Në Gjirokastër ,Anastas Petridhi, mjeshtër i gdhëndjes me dru,prej 3 dekadash njihet jo vetëm në zonen e jugut dhe Gjirokastrës, por edhe jashtë kufinjeve si Greqi, ku punimet e tij artistike të drurit janë në cdo dyqan souveniresh të qyteteve helene.
Në Tiranë, Isuf Skënderi i takon brezit të tretë të mjeshtërve të gdhendjes së pipave e llullave, e ndoshta i vetmi në Shqipëri, që punon me të njëjtat mjete, ashtu si edhe babai e gjyshi i tij, që dikur kishin një dyqan mjaft të njohur në Pazarin e vjetër të Tiranës.
Erli Gurra njihet si mjeshtëri i violinave. Ai është tiranas dhe laboratorin e ka te “Selvia” në kryeqytet. Ata që janë muzikantë dhe punojnë me instrument e njohin 35-vjeçarin, i cili vjen nga një familje e njohur artistësh.
I ati i tij është mjeshtër i instrumentit të pianos dhe jo vetëm, punon në Universitetin e Arteve. Gjyshi, stërgjyshi por edhe me tej kanë qenë ustallarë të instrumenteve muzikorë.Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me Erlin, ndaj, sot ai është një nga pasardhësit e denjë i tyre.Prej dhjetë vitesh punon në laboratorin e tij në një shtëpi përdhese në lagjen e vjetër të Tiranës, pranë shkollës “Servete Maçi”.Në ambientin e punës dëgjohet vetëm zhurma e limës, daltës që godet drurin e butë të panjës dhe bredhit. Këto janë dy llojet e drurit me të cilat ai ndërton violinat. Emocionohesh kur lexon diku qe Erli shprehet : “Kur isha i vogël dhe futesha në dhomën e punës së babit më dukej sikur isha në disneyland. Për mua ishte këndi më i bukur i lojërave në botë. Aty i provoja të gjitha veglat muzikore dhe i vëzhgoja me imtësi se si ishin ndërtuar ato. Nuk ishte e vështirë për mua të mendoja se një ditë do të merresha më këtë punë, pasi më dukej sikur kisha lindur për të bërë këtë gjë”
Në Korcë, Vasillaq Kolevica mjeshter i baltes dhe pocarise, i cili pa u lodhur ne repartin e tij atelie, e ka kthyer prej vitesh, ne nje qender ku brezat e rinj mesojne dhe trashegojne artin e bukur te pocarise dhe porcelanit.
Në Diber, Mariglen Gjura mjeshtri i pocarisë, i cili e trashëgon nga familja dhe sjell vepra artistike prej balte në tregun vendas dhe të huaj.
Marigleni shprehet për trashëgimin e ketij zanati familjar në këtë mënyrë: “Kishim një gjysh që ishte artizan i vjetër. Ai vdiq dhe bashkë me të, vdiq, pothuajse edhe qeramika në Peshkopi. Tani, erdha unë, si poçar i ri.”
Në Berat, qëndistarja mjeshtre, Albana Balla, shprehet pesimiste në trashëgimin e këtij zanati të bukur të duarve artiste të qytetit të saj.Arti i qendistareve te ketij qyteti nepermjet kostumeve te fameshme te qendisura ne ato kohe, te cilat u kushtuan edhe vargje,skica,ilustrime dhe peisazhe nga Eduart Lear dhe Bajron dhe shumë të huaj që vizitonin qytetin dhe Shqipërine, e atyre viteve bënë të njiheshin kostumet e qëndistareve të Beratit, që në shekullin e XVIII ,në oborret royale britanike dhe franceze. Qendistarja thotë:”Nuk kam menduar t’ia trashëgojë fëmijëve të mi, pasi është një zanat shumë i lodhshëm”,por nga ana tjeter shqetësohem për traditën, e cila e pa trashëguar,mund të zhduket një ditë.
Emiljano Sharavolli, nga Berati, si një trashëgues i punimeve të hekurit prej 5 brezave, sëbashku me të birin, sot janë të lidhur ngushtë me punimet e hekurit dhe te farketarit.”Eshte nje zanat qe nga sterghyshi,qe ja mesoi gjyshit ,gjyshi babit,babai mua dhe une po ja trashëgoj tim biri”-shprehet Emiljano.
Edmond Dhembi, Bakerpunues në Berat, trashëgon me fanatizëm zanatin dhe mjeshtërine babait te tij, duke shtuar grupin e paktë të mjeshtërve artizanë të këtij qyteti.Edmondi shprehet për trashëgimin e këtij zanati.Pikëllohesh kur dëgjon fjalët e tij pesimiste për ta trashëguar këtë zanat tek brezat e rinj: “Dua t’ja trashëgoj djalit, por është e vështire pasi ky zanat nuk ka shitje dhe djali nuk e sheh më të ardhme”
Në Vlorë, Vladimir Kamberit, mjeshtrit të punimeve artistike me guacka, guraleca e gjithëfarë fosilesh që nxjerr deti në breg shprehet pesimist ne trashegimin e mjeshterise se mozaikut me fosile dhe guacka deti.”Ska te rinj te interesuar,ska organizime që na mbeshtesin dhe dita dites po e lë këtë mjeshtëri të zhduket nën valët e detit te Vlorës duke u mbajtur mend “Na ishte një mjeshtër në Vlorë, që bënte art me guacka dhe fosile deti të papara”
Ne Elbasan,Qani Nuredini mjeshtri, që thur thupra prej me shumë se 50 dekadash, duke i mbledhur rreth lumit Shkumbin, cdo vit sjell krijime artistike dhe produkte home decore, të panumerta në tregun shqiptar.Qaniu shprehet me keqardhje, për brezat e rinj; “Të rinjtë nuk kanë qejf,nuk e kuptojnë që tradita do të zhduket, nëse nuk qasen me mjeshtërite dhe zejet tona”
Në Lezhë,Tereze Gega,një artizane e perkushtuar totalisht,krijimit te kostumeve dhe shamive tradicionale të Zadrimës.Veshjet tradicionale dhe ato të zonave autentike përbëjnë larminë e zonës duke numëruar një numër të madh variantesh dhe nënvariantesh të kostumeve popullore.Kjo ka bërë që Lezha të prezantohet denjësisht në shumë panaire brenda dhe jashtë vendit, ndërsa interesi i të huajve për ti parë ka qenë i madh. Punimet e këtyre artizaneve të palodhura, janë vlerësuar edhe me çmime në vende të ndryshme të botës. Se fundmi, kjo punishte është përzgjedhur edhe nga Vatikani, për veshjet e klerikëve të saj.
Ne Maqedoni, te vjen keq, kur perpara nje mjeshtri artizan te plisit ,aksesorit autentik qe perfaqeson cdo gjak shqipatri, si Idriz Halili,nuk sheh stafeten e zanantit te tij, kush do ta marre:“Zanatin e babës e mora vetëm unë, ndërsa vëllezërit e tjerë i shesin plisat, që i prodhoj unë. Më vjen keq, që biri im, nuk ka interesim për këtë punë dhe tradita do të shuhet”.shprehet Idriz Halili mjeshtri nga Rugova me banim ne Maqedoni ,i cili vazhdon traditën e punimit të plisave si një nga mjeshtrit e rrallë që kanë ngelur në Maqedoni.
Në Kosovë, “Rilindësi i Okarinës Ilire” Shaqir Hoti është krijues i okarinave që krijojnë melodi të këndshme jo vetëm nga druri e dheu por edhe nga arra e kokosit.Suksesi më i madh i këtij artisti u arrit me ndërtimin e instrumenteve muzikore me frymë, posaçërisht sukses epokal për të ishte riprodhimi i Okarinës së Artë, një instrument muzikor antik i gjetur në Runik të Kosovës.
Koleksionistja etnologe,Linda Spahiu, me profesion mjeke pediatër, është gjithashtu një ndër ato gra, që ka marrë përsipër ruajtjen e një pjese të artizanatit shqiptare, me aq sa të mundet. Prej vitesh, ajo zotëron një koleksion të tërë me veshje dhe bizhuteri të çmuara të artizanatit shqiptar, objekte të rralla, të cilat janë dëshmi e gjallë e kulturës dhe artit popullor. Edhe ajo ,ndan shqetësimin se sot, ne, po sillemi në mënyrë të pandërgjegjshme me artizanatin e Shqipërisë.
Kostumi i 1920-ës i gruas katolike të Shkodrës është vetëm një ndër shumë kostumet e veçantë, që gratë shqiptare kanë veshur ndër shekujsh dhe që janë një pasuri unike e trashëgimisë sonë kulturore.
Spahiu thekson, se veshja ka qenë një investim shumë i rëndësishëm, që shoqëronte momente të veçanta të jetës dhe evente sociale të tilla si dasma.
Për të është nevojë urgjente, që në Shqipëri, të ketë muze etnografikë për ruajtjen e objekteve artizanale dhe ndërkohë që bën thirrje për vëmendje te kjo pjesë e trashëgimisë, pohon se ka pak shpresë se gjërat mund të rregullohen ashtu siç duhet.
Artistja Anila Zajmi është një nga ato që tek artizanati ka mbështetur gjithë punën e vet krijuese. Piktore dhe stiliste, çdo veshje që ajo modelon e mbështet pikërisht mbi tabanin popullor dhe artizanat.
Mimi Memiaj Art& Designer,pjesemarrese ne biennale dhe fituese cmimesh ne fiber art dhe fashion designer,karakteristike te saj ne krijime ka punimet felt, qe ndryshe tek ne njihet si arti i shajakut.Nje mjeshteri aq sa e lashte e kthyer ne art kontemporan interior dhe fashion, ne tunikat dimerore te saj.”Kam zgjedhur nje mjeshteri, qe daton qe nga kohet ilire, te piruseve dhe dalmateve, kur krijonin gunat dhe plisin, me kete lloj teknike” thote ajo.”-ku ka me bukur, se ta sjellesh plot interes sot ne cdo shtepi, si decore apo veshje,si pikture murale apo si skulpture, artin e bukur te fibres se mendafshit dhe leshit apo veshje te vecante.Kam punuar fort, ne shume projekte qe ta trashegoj dhe ta percjell sa me me interes, tek brezat e rinj”.
Ju sugjeroj të na shkruani dhe dërgoni histori për mjeshtëra dhe artizanë shqiptare, brënda dhe jashtë kufinjëve, të Shqipërise dhe Kosovës.
Ju lutemi, rendisni emra kush janë mjeshtrit që kanë trashëguar mjeshtërite dhe zanatet e tyre?Na listoni emra të të rinjeve, që janë udhtëare të trashëgimisë së një zanati në familjen e tyre… Presim sugjerime për të na njohur me mjeshtrë shqiptarë të tjerë, nga ju, të dashur lexues!
Le të rimëkëmbim të gjitha problemet dhe pengjet që artizanët tanë kanë shpeprehur në këtë përmbledhje të intervistave të tyre, mbi trashëgiminë e zejeve dhe mjeshtrive tona ndër shekuj, ti gjenerojmë në art të vërtetë ashtu sic ato janë në etnicitetin e tyre.
Email: [email protected]